DSA Furniture ka fillar aktivitetin në vitin 2006 pas një eksperience 8 vjeçare në Romë te Italisë.


Kompania jonë ka filluar aktivitetin me prodhimin e mobiljeve duke vijuar më pas në vitin 2008 edhe me tregtimin e të githa llojet e aksesorëve për mobilje. Kompania është themeluar nga DRINI SULO DHE ALBANA SULO fillimisht me emrin AKSESORË MOBILERI EUROPA duke vijuar në vitin 2012 me emrin DSA Furniture.

Ne kemi një siperfaqe prej 900 metra katrorë të ndarë në tre kate me nga 300 metra secili. Mobileria jonë dallohet për cilësinë dhe korrektesinë ndaj klienteve, gjithashtu ne dallohemi edhe për funksionimin total te te gjithave mobiljeve duke paisur ato me aksesorë të llojeve të ndryshme.

Dyqani i aksesorëve dallohet per shumllojshmerine e dorezave të cilat kapin rreth 200 modele të ndryshme të ndara me kategori si doreza për femije, doreza klasike, doreza moderne etj. Ne jemi një nga kompanitë e vetme e cila bashkepunon me të gjitha kompanite më të mira në europë për tregtimin e aksesorëve si: hetich; hafele; harn; samet; inoxa; fgv etj. Për me shumë ju sygjerojmë te na vizitoni në dyqanin tonë për të parë sa më afër produktet tona.